Telegrafi

Sa kalori i humbim me një klikim?

Në librin “Shndërroni gjithçka në kalori”, i cili është botuar para pak kohësh në Japoni, ai pohon se me secilin klikim humbim 1,42 kalori. Këtë rezultat e ka fituar në bazë të madhësisë dhe peshës mesatare të gishtit tregues dhe forcës së nevojshme që ai të vihet në lëvizje.

Ai ka llogaritur se mesatarisht harxhojmë 16,7 mikromolë të ATP-së (Adenozinë, Trifosfat, molekulë e cila transporton energjinë brenda qelizave) për të lëvizur një gram muskuj në sekondë.

Meqë të gjithë muskujt e nevojshëm për ta lakuar gishtin tregues peshojnë 11,7 gramë, me rastin e klikimit në mi harxhojmë 195 mikromolë të ATP-së, ose 1,42 kalori. Pra, nëse klikoni me energji të mjaftueshme, hamburgerin që e keni ngrënë do ta digjni "saora" me 350 mijë klikime.
/Telegrafi/