Telegrafi

Sa kafe nuk e dëmtojnë shëndetin?

Ata në revistën “Annals of Internal Medicine” kanë publikuar rezultatet e studimit për lidhjen mes konsumimit të kafesë me paraqitjen e sëmundjeve të zemrës, kancerit ose sëmundjeve të tjera.

Të anketuarit kanë qenë pjesëmarrës të dy studimeve të mëdha (Health Professionals Follow-Up Study i Nurses’ Health Study), në të cilat kanë marrë pjesë 43 mijë meshkuj dhe 84 mijë femra.

Gjendja e tyre shëndetësore dhe shprehitë jetësore janë përcjellë për disa vite, në rastin e femrave prej vitit 1980 deri në vitin 2004, ndërsa te meshkujt prej vitit 1986 deri në vitin 2004. Për çdo vit ata kanë plotësuar një pyetësor në lidhje me shprehitë në të ushqyer, duke përfshirë edhe konsumimin e kafesë, duhanit dhe gjendjen shëndetësore. /Telegrafi/