Site icon Telegrafi

Sa ka kushtuar lufta në Afganistan?

Shumica dërrmuese e shpenzimeve në Afganistan kanë ardhur nga SHBA-të.

Kështu, sipas BBC, përcjell Telegrafi, midis 2010 dhe 2012, kur SHBA kishte më shumë se 100,000 ushtarë në vend, kostot e luftës ishin pothuajse 100 miliardë dollarë në vit, sipas shifrave të qeverisë.

Sipas një studimi të Universitetit Brown në vitin 2019, i cili ka parë shpenzimet e luftës në Afganistan dhe Pakistan, SHBA kishte shpenzuar rreth 978 miliardë dollarë (vlerësimi i tyre përfshin edhe paratë e ndara për vitin fiskal 2020).

Lexo po ashtu Zëdhënësi i talebanëve telefonon gazetaren e BBC-së derisa ajo ishte në transmetim të drejtpërdrejtë - ja çfarë thotë ai

Por studimi gjithashtu vëren se është e vështirë të vlerësohet kostoja e përgjithshme sepse metodat e kontabilitetit ndryshojnë midis departamenteve qeveritare, dhe ato gjithashtu ndryshojnë me kalimin e kohës, duke çuar në vlerësime të ndryshme të përgjithshme.

Ndërkohë, siç thuhet më tej, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania – të cilët kishin numrin më të madh të trupave në Afganistan pas Shteteve të Bashkuara – shpenzuan rreth 30 miliardë dollarë dhe 19 miliardë dollarë respektivisht gjatë luftës. /Telegrafi/

Exit mobile version