Kjo e fundit është një kombinim materialesh që ka pamjen e një korseje klasike, e cila është e dizajnuar për t’i dhënë belit tuaj formën e dëshiruar.
Për sa i përket sigurisë, dr.Apovian shprehet se në fakt ajo është e dëmshme, korse të tilla mund të dëmtojnë zonën e barkut e të shpinës dhe përdorimi i tyre për një kohë të gjatë mund të shkaktojë të përziera e dhembje stomaku për shkak se stomaku ngjeshët në diafragmë.
Ekspertët, shkruan Anabel, gjithashtu thonë se është tepër e rrezikshme të bësh ushtrime fizike me korsenë veshur për shkak se ajo shtyp deri në njëfarë mase edhe mushkëritë, gjë që vështirëson disi frymëmarrjen.