Bazuar në një analizë globale të 22.5 milionë faqe të internetit dhe shitoreve online, “scamadviser.com” ka zbuluar se tre përqind e web-faqeve në të gjitbë botën kanë besueshmëri nën 30 përqnd, ndërsa 13 përqind e faqeve të analizuara kanë besueshmëri nën 70 përqind.
Në mesin e këtyre rezultateve janë edhe 10.868 faqe të internetit në Maqedoni.
“Scamadviser.com” kontrollet i ka kryer me ndihmën e algoritmit të vet, i cili përdor 40 burime të pavarura të të dhënave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbi 2.5 milionë blerës në muaj e përdorin “scamadviser.com”, për të kontrolluar drejtësinë e faqeve, sidomos shitoreve on-line. Kontrollohen IP-adresat e web-faqeve, qasja e kontakteve, vlerësimi i faqeve nga përdoruesit dhe të tjera.
“Scamadviser.com” i paralajmëron blerësit jo vetëm për mashtrimet që bëhen në blerjet on-line, por edhe për faqet poër “fishing”, “spamet” famëkeq dhe shitoret on-line që shesin produkte të rrejshme.
Mesatarja globale sipas vendeve është se dy deri tre përqind e web-faqeve kanë besueshmëri. Përveç disa vendeve të vogla, Kina ka web-faqe më të pasigurta (12%), ndërsa më pas vijnë SHBA-të (9%).
Në mesin e vendeve më të mëdha, Greqia, Hungaria, Argjentina dhe Danimarka janë me numër më të ulët të mashtrimeve në internet. Në këto shtete bëhet kontroll themelor i web-faqeve, të cilët kërkojnë shenjë të domenit ndërkombëtar.
Rezultatet nga analizat e “scamadviser.com” mund t’i ndiqni në këtë link./Telegrafi/