Sot në Shkup mbahet forum ekspertësh me temë ”Rrezistenca seizmike e ndërtimeve”, ku do të diskutohet për rëndësinë e ndërtimeve rrezistente ndaj dridhjeve të tokës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu do të diskutohet se si të ngritet standardi i cilësisë së ndërtimeve. Pritet që në forum të arrihen konstatime për plotësimin e parakushteve për një ndërtim cilësor dhe rrezistent ndaj dridhjeve të tokës, pra tërmeteve në Maqedoni./Telegrafi/