Një video e Xhensilës në njërin prej koncerteve të saj është bërë virale në rrjetet sociale.
Në momentin kur po performonte këngën “Mashtruese” në bashkëpunim me Bardhin, Xhensila tha disa fjalë, për të cilat përdoruesit thonë se thumboi Bes Kallakun.
“A sa janë shtuar mashtruesit këto kohë, sa janë shtuar”, ishin fjalët e këngëtares, përpara se të niste performancën e saj “flakë”.
Përdoruesit në rrjetet sociale, aludojnë se Xhensila mund të ketë thumbuar me këto fjalë Besin.
Videoja e cila po bën xhiron, ka tashmë një kohë të gjatë që po përhapet në internet.
Prej muajsh, është spekuluar për ndarjen e tyre dhe raportimet e fundit thonë se dyshja kanë nisur edhe procesin e divorcit. /Telegrafi/