Site icon Telegrafi

Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Format e Kim Kardashian i kanë bërë gjithmonë njerëzit të flasin. Gjoks e vithe të mëdha dhe bel i hollë, por sa janë realisht përmasat e saj?

Kim peshon vetëm rreth 54,4 kg dhe është gati 161 cm e gjatë. Ndërsa të hënën ylli 40-vjeçar zbuloi në Instagram Story se ajo në të vërtetë është masa medium në veshjet e saj SKIMS, të cilat variojnë nga masa XXS në 4X.

Në vitin 2008, ajo tha në emisionin “Today” se është masa 27 (US) te xhinset, ndërsa përmasat e saj janë 86:66:99 cm (gjoksi, beli, vithet).

“Përmasat e mia janë 86, 66, 99. Por mos harroni se unë jam 54,4 kg dhe gati 161 cm e gjatë dhe të gjithë e kanë peshën në vende të ndryshme”, -u shpreh Kim.

Me kalimin e viteve pesha e saj ka pasur luhatje, por ajo gjithmonë ka qëndruar në formë falë stërvitjeve që i fillon në 6 të mëngjesit dhe falë një diete strikte me proteina.

Kim mbushi sot 40 vjeç dhe sipas Page Six, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” do të fluturojë me disa nga miqtë dhe të afërmit e saj në një ishull privat për të festuar.

Destinacioni po mbahet sekret për arsye privatësie. Ndërsa sipas të njëjtave burime, për siguri, çdo i ftuar tashmë është testuar një herë për COVID-19 dhe do të ritestohet përsëri para se të nisen jashtë vendit.

Exit mobile version