Telegrafi

Sa herë ka periodat, kalon dhimbje si në lindje

Kjo ndodh për shkak se ajo ka dy mitra. Britanikja Sophie Loader, 23 vjeç, thotë se jeta i është kthyer në makth pasi çdo muaj kalon dhimbje të tmerrshme, që ndonjëherë zgjasin deri në 72 orë.

Periudhën kur ka menstruacionet, mitra e dytë i mbushet me gjak, duke imituar kështu lindjen e bebes.

Nëna e një fëmijë ka një vaginë dhe dy mitra. Ajo thotë se bën rregullisht ushtrime për frymëmarrjen për të kaluar momentin e tmerrshëm.