Telegrafi

Sa helm gjendet në vetëm një mollë: Xhirimi që do t’ju befasojë

Kjo video zbulon se si uji i nxehtë heq shtresat e dyllit, ndyrësitë dhe kimikatet nga molla…

Efektet e saj janë të shumta dhe mjaft kurative. Por ajo që me siguri nuk dini është se mollët janë një ndër frutat më të helmuara me pesticide – një mollë stërkatet edhe për 12 herë gjatë vitit deri në kohën e mbledhjes!

Pastaj, procesi i zhytjes së tyre në dyll është shumë i zakonshëm dhe kjo i bën që të duken me shkëlqim dhe i mbronë nga prishja.

Ekspertët këshillojnë se më mirë është që të blini molla nga prodhimet organike të kontrolluara, por nëse nuk keni mundësi, më mirë është që ta largoni lëvoren gjatë konsumimit të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=JTqRxRM0L1Q

Për t’i pastruar mirë frutat e freskët, fillimisht vendosni në ujë të ngrohtë, e pastaj më mirë është që të shërbeheni me metodat natyrale si që janë: vendosja e sodës bikarbon në ujë dhe uthull.

Përzieni 2/3 e ujit me 1/3 e uthullës dhe shtoni sobë bikarboni. Frutat le të qëndrojnë në këtë përzierje rreth 10 – 15 min dhe më pas pastroni me ujë. /Telegrafi/