Ky tekst u është dedikuar përdoruesve të cilët kanë më shumë se 18 vjeç. Nëse jeni më të rinj se 18, Ju lutemi mos e lexoni assesi.
Me gjithë faktin që tashmë gjysma e planetit e ka legalizuar marihuanën, te ne ende është konsumim ilegal i saj, dhe patjetër duhet t’u përmbahemi rregullave të caktuara, transmeton Telegrafi.
Nëse ju nevojitet dozë e caktuar e THC-së për pushim dhe relaksim, ose, fatkeqësisht, për shkak të problemeve shëndetësore, me siguri ende ju intereson se sa në të vërtet gjatë mund të qëndrojë droga në organizëm?
Testet më të njohura për drogë do të kërkojnë metabolite të drogave të caktuara në jargët, urinën dhe gjakun tuaj.
Metabolitet janë molekula të cilat shfaqen si rezultat i zbërthimit, domethënë të metabolizmit. Shembujt? Jeni fryrë pak, trupi ka përpunuar THC-në dhe tani ekzistojnë gjurmët e zbërthimit të tillë, të cilat quhen metabolite.
Nëse testet vërtet reagojnë ndaj atyre metaboliteve, ju jeni pozitivë, do të shpenzoni shumë para për dënime dhe ndoshta do të shkoni në burg. Dhe të mos e zgjasim.
Kanabisi: 7 deri në 30 ditë në urinë, 90 ditë në flokë, 14 ditë në gjak.
Kokaina: 3 deri në 4 ditë në urinë, 90 ditë në flokë; një ose dy ditë në gjak.
Heroina: 3 deri në 4 ditë në urinë; 90 ditë në flokë; gjysmë dite në gjak.
LSD-ja: deri në 3 ditë në urinë; 3 ditë në flokë; më pak se 5 orë në gjak.
MDMA-ja: 3 deri në katër 4 ditë në urinë; 90 ditë në flokë; një apo dy ditë në gjak.
Metamfetamina: 3 deri në 6 ditë në urinë; 90 ditë në flokë; deri në tri ditë në gjak.
/Telegrafi/