Telegrafi

Sa fluturime janë prekur nga ndërprerjet globale të teknologjisë?

CEO i firmës së sigurisë kibernetike, CrowdStrike, George Kurtz pohoi se një rregullim për ndërprerjen globale të teknologjisë ishte në rrugë e sipër – por derisa problemet të zgjidhen, ato po shkaktojnë kaos në aeroportet anembanë globit.

Kompania analitike e aviacionit, Cirium publikoi të dhënat e para për CNN  rreth shkallës së ndërprerjes të fluturimeve.

Në të gjithë globin, sot janë planifikuar 110 mijë fluturime komerciale anembanë globit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Flet për herë të parë pas kolapsit botëror, CEO i Crowdstrike: Kemi hasur në një defekt, por kemi gjetur një zgjidhje për problemin

Nga ora 10:00 deri më tani janë anuluar 1390 fluturime në mbarë botën. Kjo shifër po rritet.

Në SHBA, më shumë se 27000 fluturime janë planifikuar për të transportuar më shumë se 3.7 milionë pasagjerë, duke përfshirë nisjet ndërkombëtare. Që nga ora 6 e mëngjesit, 512 fluturime janë anuluar – rreth 1.9 për qind, e cila është dukshëm më e lartë se zakonisht në këtë pikë të ditës.

Në Gjermani janë planifikuar të nisin 4386 aeroplanë, duke transportuar deri në 791 mijë pasagjerë. Deri më tani janë anuluar 92 fluturime.

Lexo po ashtu Pse kolapsoi në mbarë botën interneti?

Në Francë, 3630 fluturime janë planifikuar të realizohen, gjegjësisht 666 mijë pasagjerë do të transportoheshin. Deri më tani janë anuluar 28 fluturime.

Në Indi, 3652 fluturime janë vendosur të realizohen. Rreth 56 janë anuluar deri më tani.

Në Kanada, 3549 fluturime janë planifikuar për sot, duke transportuar deri në 444 mijë pasagjerë. Deri më tani, 21 janë anuluar. /Telegrafi/