Telegrafi

Sa para fiton Real Madridi që u shpall kampion i La Ligës?

Triumfi në La Liga ka një përfitim ekonomik, përveç suksesit të madh sportiv që shpallesh më i miri nga 20 skuadrat në një kampionat.

Marrja e titullit nuk ka një çmim ekonomik të deklaruar, por jep më shumë të ardhura bazuar në shpërndarjen e parave për të drejtat televizive.

25% e kësaj shpërndarjeje bazohet në pozicionin e çdo skuadre në përfundim të kampionatit, sipas kritereve të përcaktuara në Dekret-Ligjin Mbretëror 5/2015, miratuar unanimisht në Kongres.

Një tjetër 25% e të drejtave televizive janë për zbatim social (mbledhja e çdo klubi në abonime dhe mesatare në arkë për pesë sezonet e fundit dhe pjesëmarrja e çdo klubi në gjenerimin e burimeve për komercializimin e transmetimeve televizive), ndërsa 50% ndahet në mënyrë të barabartë mes 20 skuadrave.

Le të shkojmë te 25% që shpërndahet nga pozicioni përfundimtar i çdo ekipi.  Siç përcaktohet, kampioni merr 17% të kësaj shpërndarjeje.

Le të marrim shifrën që u shpërnda vitin e kaluar për të drejtat televizive mes 20 klubeve elitare: 1,4 miliard euro . 25% është 361 milionë euro. Dhe 17% e atyre 361 janë 61.2 milionë euro.

Pra 61 milionë euro është shuma që Real Madridi  merr nga të drejtat televizive që u shpall kampion i La Ligës .

Ligji parashikon që këto fitime shpërndahen në pesë sezone, duke filluar me 35 për qind në sezonin që është fituar.

Real Madridi, pra, do të mbledhë 35% të atyre 60 milionë eurove në sezonin e ardhshëm, ndërsa në sezonet tjera përqindja do të jetë 20, 15, 15 dhe 15. /Telegrafi/