Site icon Telegrafi

Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Elon Musk është njeriu i dytë më i pasur në botë. Pozicioni i Muskut buron nga përfshirja në përpjekjet teknologjike, inovative dhe sipërmarrëse.

Të dhënat e përpiluara nga Finbold tregojnë se që nga mesi i muajit shkurti të këtij vit, pasuria neto e amerikanit u raportua në 198.9 miliardë dollarë.

Vlera neto e 52-vjeçarit përcaktohet nga aksionet në kompani të ndryshme: 20.5 për qind në Tesla, 54 për qind në Starlink, 42 për qind në SpaceX, rreth 74 për qind në platformën sociale X (ish Twitter), mbi 90 për qind në “The Boring Company”, 25 për qind në xAI dhe më shumë se 50 për qind në Neuralink.

Nga të gjitha kompanitë e lartpërmenduara, vetëm fitimet në Tesla për vitin 2023 janë të disponueshëm për publikun, të cilat arrin në 17.66 miliardë dollarë. Bazuar në 20.5 për qind të aksioneve në Tesla, Musk fitoi 3.62 miliardë dollarë nga kompania.

Lexo po ashtu Nvidia tani vlen më shumë se Alphabet, një ditë pasi ia kaloi Amazon

Por, sa është për sekondë, në orë, në ditë, në javë…

Pra, kjo është afërsisht 114,80 dollarë në sekondë, 6,887 dollarë në minutë, 413,220 dollarë në orë, 9,917,280 dollarë në ditë dhe 69,420,960 dollarë në javë dhe ne po flasim vetëm për fitimet me Teslën.

Ndryshe, në botën e miliarderëve, pasuria neto e Muskut është padyshim mbresëlënëse, thuhet në raport. Megjithatë, ai përballet me konkurrencë të ashpër nga kryetari dhe CEO i kompanisë globale të mallrave luksoze LVMH, Bernard Arnault, i cili krenohet me një vlerë neto prej 219.1 miliardë dollarësh.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, edhe pse nuk mban më vendin e parë, ende zotëron një vlerë mbresëlënëse prej 192.5 miliardë dollarësh dhe themeluesi dhe CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg është pas me një vlerë neto prej 166.6 miliardë dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version