Site icon Telegrafi

Sa fiton Enca nga platforma për të rritur, ‘OnlyFans’?

Artistja shqiptare, Enca Haxhia, disa muaj më parë njoftoi se ka hapur një llogari në platformën për të rritur, “OnlyFans”.

“OnlyFans” – është një lloj i rrjeteve sociale si Instagrami e Facebooku, por që përkundër këtyre në këtë rrjet lejohen materiale edhe me përmbajtje eksplicite.

Këngëtarja ka qenë së fundmi e ftuar në “Prive” në “50 pyetjet”, derisa një nga to kishte të bënte pikërisht me këtë.

Enca (Foto: Instagram)

E pyetur se sa është duke fituar nga faqja ajo u përgjigj me ‘Marshallah’ duke treguar kështu se fitimet janë të mëdha.

25 vjeçarja tutje shtoi se faqen nuk e përdor vetëm për të hedhur imazhe, por që shpesh komunikon edhe me fansat.

Lexo po ashtu Enca shfaqet nën shoqërimin e Beartit teksa shijojnë një mbrëmje bashkë

“Nuk e kam vetëm për foto të nxehta, komunikoj shumë me fansat aty, hedh informacione për neë songs apo qa jam duke bërë në përditshmëri ama edhe foto të nxehta ke sa të duash”, tha Haxhia.

Enca këtë kohë u përfol për një lidhje me modelin Beart Rexhepi, me të cilin u shfaq në skena të nxehta në videoklip. /Telegrafi/

Exit mobile version