Telegrafi

Sa fëmijë kishte Isa Boletini, mësojeni në emisionin “Mo&Family” të Morea Bashës

Morea Basha, vajza 11 vjeçare, e cila tash e dy muaj (çdo të hënë), është autore e emisionit të saj në RTK kushtuar trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Emisioni kushtuar veprës së Isa Boletinit dhe kullës së tij, i realizuar në një format ndryshe ka për qëllim informimin e fëmijëve të Kosovës me historinë dhe promovimin e trashëgiminë kulturore e historike të Kosovës.

Gazmend Boletini nipi i Isa Boletinit me shume dashuri i shpjegon Moresë se sa e rëndësishme është Kulla e Isa Boletinit dhe vepra e tij.

”Morea, ky kompleks është në tërësi i vjetër që nga periudha ku të parët e Boletinëve kanë ardhur nga fshati Isniq në Boletin. Ka ardhur stërgjyshi i Isës, është vendos në Boletin dhe në këtë kullë kanë fillu jetën, sepse në anën tjetër të fshatit ka qenë fabrika e gurëve. Pese gjenerata të familjes tonë kanë punuar në atë gurore, prej stërgjyshit të Isës e deri te vetë Isa Boletinit”, shprehet Gazmend Boletini.

I pyetur nga Morea Basha se sa fëmijë i ka pasur Isa Boletini dhe a ka qenë i dashur me fëmijët, gazmendi tregon se Isa Boletini i ka pasur 9 djem dhe 5 vajza gjithsej 14 fëmijë.

“Ka qenë shumë i dashur me fëmijët, ai ka qenë gjithmonë në luftime të ndryshme dhe nuk ka pasur mundësi të takohet shumë shpesh me fëmijët e tij”, tha ai.

Emisioni Mo&Family që i kushtohet trashëgimisë kulturore të Kosovës transmetohet çdo të hëne në ora 18:45 në RTK. /Telegrafi/