Telegrafi

Sa është i qëndrueshëm Samsung Galaxy S22?

Vetëm disa ditë pasi Samsung zbuloi serinë e re të telefonave Galaxy S22, telefoni i ri u testua për qëndrueshmëri.

Kanali në YouTube, PBKreviews, përveç qëndrueshmërisë së pajisjes, vendosi të çmontojë Galaxy S22, duke na dhënë një pasqyrë të harduerit të telefonit.

Lexo po ashtu Sa kushton telefoni i mençur Samsung Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra

Testi i qëndrueshmërisë filloi me zhytjen në ujë, gjë që nuk rrezikon pajisjen e certifikuar me IP68.

Testi i gërvishtjes së ekranit zbulon se pikat më të thella në ekranin S22 shfaqen nga niveli i tetë i shkallës Moss (ekrani në vetvete ka Corning Gorilla Glass Victus + mbrojtje). Pjesa e pasme është krijuar nga i njëjti material xhami dhe është i gërvishtur në të njëjtin nivel.

Kur bëhet fjalë për testin e qëndrueshmërisë, përkulja e pajisjes në asnjërën anë nuk shkaktoi ndonjë dëm, duke i dhënë Galaxy S22 një vlerësim qëndrueshmërie 10/10.

Procesi i çmontimit të telefonit është gjithashtu interesant, të cilin mund ta shikoni në videon shoqëruese, dhe S22 mori një vlerësim prej 7.5 / 10 për mundësinë e servisimit. /Telegrafi/