Robert Lewandowski është blerja e fundit e Barcelonës, i cili pas tetë vitesh largohet nga Bayern Munich.
Ai ka shumë tituj, duke përfshirë tetë tituj të Bundesligës, një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube, një Superkupë Evropiane dhe shumë Kupa të Gjermanisë.
Por, me gjithë këto vite loje në Gjermani, sa është pasuria e sulmuesit polak.
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) July 16, 2022
Sipas informacioneve nga Celebrity Net Worth dhe Revista Forbes, pasuria aktuale e Lewandowskit arrin në 85 milionë dollarë, nga të cilat 30 milionë dollarë u fituan në vitin 2020, njëri nga vitet më të mira të karrierës së tij.
Më parë në kohën e tij në Bayern Munich, kapiteni polak kishte një pagë prej 24 milionë dollarë në vit, nga të cilat të ardhurat e tij neto arritën në 12 milionë dollarë.
Kjo shifër do të reduktohet pas nënshkrimit të tij me Barcelonën, skuadër me të cilën do të fitojë rreth 9 milionë euro neto në sezon (afërsisht 20 milionë euro bruto).
Jashtë fushës Lewandowski ka arritur të shfrytëzojë imazhin e tij. Shtypi gjerman i bëri jehonë pak muaj më parë pasurisë së sulmuesit polak me bizneset e ndryshme që ai ka shfrytëzuar pas rritjes së tij te Bayern Munich.
📣 Dziś przeżywamy #WielkieChwile❗17 grudnia 1955 r. powstał #TotalizatorSportowy👍 Z tej okazji Ambasadorem Jubileuszu 6️⃣5️⃣-lecia Totalizatora Sportowego został Robert @lewy_official #Lewandowski, jeden z najlepszych polskich piłkarzy⚽️ #WielkieChwile od 65 lat #WygrywamyRazem pic.twitter.com/kGulQUiiYW
— Totalizator Sportowy (@totalizator_sp) December 17, 2020
Ai zotëron po ashtu një markë veshjesh sportive, e cila është edhe ajo që vesh ekipin olimpik të vendit të tij, Poloninë, dhe është ambasador i markave të ndryshme të modës dhe teknologjisë.
/Telegrafi/