Site icon Telegrafi

Sa është numri ideal i PARTNERËVE SEKSUALË?  

Rrallëherë është argëtuese të mësoni për historinë seksuale të partnerit të ri, por ekziston një hulumtim i cili thotë se e ka zbuluar numrin “ideal” të partnerëve të kaluar seksualë.

Hulumtuesit në Angli kanë treguar se beqarët preferojnë të kenë një partner i cili ka pasur tre partnerë seksualë në të kaluarën, transmeton Telegrafi.

Sipas këtij studimi të publikuar në Journal of Sex Research, shumica e individëve nuk duan të krijojnë lidhje me persona të virgjër, por gjithashtu nuk i shohin si atraktivë personat që kanë pasur shumë partnerë seksualë në të kaluarën.

Si rezultat i anketimit të 188 individëve – 104 prej të cilave ishin gra – hulumtuesit kanë zbuluar se treshi ishte numri magjik sa i përket partnerëve të kaluar seksualë.

Aq më shumë që ka pasur partnerë seksualë një individ, aq më pak atraktivë janë dukur para partnerit potencial. /Telegrafi/

Exit mobile version