Telegrafi

Sa është doza e kafeinës që mund të jetë vdekjeprurëse?

Redaktori i “Journal of Caffeine Research”, Jack James, thekson se personat e rritur mund ta kalojnë dozën e kafeinës deri me 10 gramë, por një shkrim i botua nga revista shkencore “Forensic Science International” sjell fakte se si vetëm pesë gramë tejkalim i dozës mund të jetë vdekjeprurës.

Edhe pse thuhet se konsumimi apo tejkalimi i dozës me kafeinë është i rrallë, tash e disa vite shumë vdekje ndërlidhen pikërisht me këtë tejkalim të dozës. Problemi është aty se kafeina e kombinuar me alkool në të shumtën e rasteve është e kobshme. Por, duhet pasur parasysh se ka njerëz që janë të ndjeshëm ndaj kafeinës, si dhe që kafeina nuk është përbërësi i vetëm në pijet energjike, prandaj kujdes, konsumoni me masë.