Kapiteni i Aston Villas, Tyrone Mings nuk arriti të hipte në autobusin e skuadrës që nisej për në shtëpi pas humbjes 2-1 të skuadrës së tij ndaj Tottenhamit këtë pasdite.
Mbrojtësi u filmua duke pritur jashtë Stadiumit “Tottenham Hotspur” me një valixhe, duke u përpjekur dëshpërimisht për të gjetur se ku kishin shkuar shokët e tij të skuadrës dhe si mund të kthehej në West Midlands.
Ndihmësi i trajnerit të Italisë, Gianluca Vialli gati pësoi një fat të ngjashëm gjatë verës, me ish-lojtarin e Chelseat që e ndoqi nga pas autobusin e Azzurrëve teksa po shkonin në Londër për në finalen e Euro 2020.
Habia e Mings mund të jetë një moment jo edhe aq i këndshëm, duke ditur se pësuan humbje në udhëtim te Spurs.
Golat nga Pierre Hojbjerg dhe një autogol i Matt Targett anuluan atë të Ollie Watkins për t’i dhënë Spurs fitoren e tyre të parë, pas tre ndeshjeve, një rezultat me të cilin trajneri i Villas, Dean Smith nuk ishte i kënaqur. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootballlForAll/status/1444720766398910469?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1444720766398910469%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Ffootball-aston-villa-captain-tyrone-mings-misses-the-team-bus-after-loss-to-tot-20211003