Kosova është e pandalshme në takimin vendimtar ndaj Azerbajxhanit që po zhvillohet në Prishtinë.
Pas golit të dytë të shënuar nga Zeneli, u krijuan hapësira të konsiderueshme për lojtarët tanë.
Një harkim nga Benjamin Kololli nga ndërprerja e gjeti Amir Rrahmanin, i cili me kokë shënoi gol të bukur për 3-0.
Goli i shënuar në minutën e 61-të është i nokautit dhe fitorja ka mbetur vetëm që të formalizohet.
Kosova me fitore kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve për divizionin D.
/Telegrafi/