Telegrafi

Sa e guximshme: Gruaja hidhet nga bagazhi i veturës për të shpëtuar nga burri që e rrëmbeu (Video)

Momenti i pabesueshëm kur një grua u arratis nga bagazhi i një veture, ndërsa ajo ishte duke u “rrëmbyer” është kapur në kamerat.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gruaja 25-vjeçare, e cila nuk është emëruar, i tha policisë se ajo ishte e detyruar të futej në bagazhin e veturës së saj.

Kjo kishte ndodhur pasi u afrua në afërsi të banesës së saj, nga një njeri me një armë në Birmingham, Alabama.

I dyshuari thuhet se ka kërkuar të holla nga gruaja, por kur ajo nuk ia ka dhënë, ai i ka marrë telefonin dhe portofolin e saj.

Videoja e ikjes së saj të guximshme u kap në një pikë karburanti, në të cilën shoferi ishte ndaluar për një kohë të shkurtër. /Telegrafi/