Site icon Telegrafi

Sa duhet të prisni pas lindjes që t’i riktheheni intimitetit?

Menjëherë pasi ta keni lindur beben, vagjina fillon ta shërojë veten nga çdo dëm apo dhimbje që e ka përjetuar gjatë lindjes.

Vagjinat janë shumë elastike dhe rikuperohen vetë.

Shumica e doktorëve kryesisht u thonë femrave të presin deri në gjashtë javë pas lindjes para se të bëjnë seks.

Megjithatë, ekspertët janë të ndarë në dy mendime sa i përket kësaj, pasi që disa prej tyre nuk pajtohen me këtë mendim.

Jennifer Conti, profesoreshë e gjinekologjisë në universitetin Stanford, thotë se periudha sa duhet të prisni pas lindjes për të bërë seks dallon nga personi në person, ku disave mund t’u merr më pak kohë, e disave më shumë.

Rekomandimi ka të bëjë më shumë me atë se kur është seksi i sigurt, e jo kur ju jeni të gatshëm të bëni seks.

Ndonëse shumica e femrave frikësohen t’i rikthehen aktivitetit seksual, ekspertët bëjnë të ditur se ndonëse vagjina zgjerohet e zgjatet, ajo i rikthehet normalitetit.

Megjithatë, ata tregojnë se vagjina shumë vështirë se mund të jetë po aq e ngushtë sa në fillim.

Por, për çdo vendim që e merrni, është mirë që paraprakisht të konsultoheni me doktorin. /Telegrafi/

Exit mobile version