Site icon Telegrafi

Sa çmimi i një kafe “espresso”, qyteti italian do t’i vendos në shitje shtëpitë e braktisura

Ndonëse pandemia e COVID-19 e ka ndryshuar botën në shumë aspekte, mbeten ende disa gjëra ku njerëzit mund të mbështeten.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, njëra ndër to mund të jetë si shitja e shtëpive të braktisura italiane me çmime të volitshëm, në një përpjekje për të ndryshuar ‘trendin’ e shpopullimit.

Qyteti piktoresk i Salem në Sicili është njëra prej zonave që po ofron prona në shitje për më pak se kostoja e një kafe “espresso”.

Gjatë muajit të ardhshëm disa banesa të shkatërruara do të dalin në ankand me një çmim fillestar prej 1 euro ose pak më shumë një dollar.

Kryetari i bashkisë, Domenico Venuti, shpreson që skema do t’i japë një ‘jetë të re’ qytetit të Salemit, i cili u përball me tkurrje të popullsisë, kur të paktën 4,000 banorë u larguan pas tërmetit të tmerrshëm në vitin 1968 që tronditi Luginën Belice të Sicilisë.

“Të gjitha ndërtesat i përkasin këshillit të qytetit, i cili përshpejton shitjen dhe zvogëlon burokracinë”, tha ai për CNN.

“Para publikimit të skemës ne së pari rikuperuam pjesët e vjetra të qytetit, ku ndodhen shtëpitë, duke rregulluar infrastrukturën dhe shërbimet nga rrugët në rrjetet elektrike si dhe tubat e ujërave të zeza”, theksoi Venuti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version