Telegrafi

Sa herë bie shi, Prishtina vërshohet nga ujërat e zeza

Shiu që ra sot nxjerri në pah problemet e vjetra që komuna e Prishtinës ka me ujërat e zeza, gjegjësisht kanalizimet.

Ndonëse nuk zgjatën shumë, reshjet shkaktuan puse me ujë, të cilat e bënë të pamundur kalimin e qytetarëve në pjesë të caktuara të qytetit.

Derisa kryeqyteti po përballet me probleme të shumta si ky i sotmi, kryetari Shpend Ahmeti është fokusuar në fusha të tjera, si bashkëdrejtues i ekipit negociator në dialogun me Serbinë.

Sot, ai mori pjesë edhe në hapjen zyrtare të panairit të librit në Prishtinë, kur edhe filluan reshjet.