Stili dinamik i jetesës ka bërë që shumë njerëz në përditshmërinë e tyre të kërkojnë veshje sa më të rehatshme për ta.
7 Ditë me Panxhën i ka kushtuar një storie hapjes së pikës së re dhe stilit unik e sportiv të veshjeve komode dhe praktike që ofron në Kosovë kompania S//SPRINT.
Kjo kompani më 1 korrik bëri hapjen e pikës qendrore më të re të shitjes dhe distribuimit në Fushë Kosovë, e cila nisi si një ide dhe u jetësua përtej letrave, me shumë punë, sakrificë, angazhim dhe përkrahje për t’u bërë gjigand i llojit të vet.
S-SPRINT punën e fillimisht e nisi me 3 punëtor ndërsa sot ajo numëron mbi 150 punëtor.
Aida Rafuna tregon se klientët e S-SPRINT janë shumë të kënaqur me punën e kompanisë.
Rafuna tregoj se mbi 90 % e të punësuarve në këtë kompani janë gra duke i dhënë hapësirë atyre të kyçen në tregun e punës.
Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni storien në vazhdim./Telegrafi/