Justin Bieber ditë më parë ka qenë duke festuar dy-vjetorin e martesës me Hailey.
Por, disa nga 148 milionë ndjekësit e këngëtarit janë duke aluduar se ai edhe nuk e ka harruar ish-të dashurën, Selena Gomez, shkruan Daily Mail.
Fansat e tij kanë filluar spekulimet për shkak të një tatuazhi dedikuar Selenës, të cilët ishin së bashku rreth tetë vite më parë.
26-vjeçari gjatë muajit të kaluar kishte zbuluar tatuazhin e ri, ku në trëndafilin e dizajnuar shihej edhe shkronja “S”.
“Trëndafili ka një S në të. Është pikërisht për Selenën”, kishte shkruar njëri prej komentuesve.
Pas kësaj, në rrjet kanë shpërthyer mijëra imazhe, në të cilat fokusohej më shumë shkronja, që thuhet se është për krijuesen e hitit “Lose You To Love Me”.
Justin po ashtu në vitin 2015 në emisionin e Ellen DeGeneres kishte treguar se kënga “What Do You Mean” është dedikim për Gomez. /Telegrafi/