Telegrafi

S Class që shpenzon vetëm 2.8 l në 100 km (Foto)

Në vitin e kaluar, Mercedesi paralajmëroi ‘plug-in’ versionin hibrid të S-Class dhe asokohe u njoftua se automjeti i ri do të shpenzonte 3 litra karburant në 100 kilometra. Mirëpo, prodhuesi gjerman ka arritur ta ulë akoma më shumë shpenzimin.

Sipas të dhënave më të reja të publikuara nga Mercedesi, modeli i ri S500 Plug-in Hybrid do të shpenzojë 2.8 litra në 100 kilometra.

Nga kompania thonë se do të jetë vetura e parë luksoze nga klasa e lartë që shpenzon më pak se 3 litra.

Mercedesi i ka korrigjuar edhe të dhënat në raport me autonominë e shtytëses elektronike, ashtu që S500 Plug-in Hybrid do të mund të kalojë 33 kilometra duke u tërhequr vetëm nga energjia elektrike.

Përkundër peshës së madhe, automjeti arrin shpejtësi prej 0 deri në 100 km/h për 5.2 sekonda. /Telegrafi/