Telegrafi

RZB forcon kapitalin

Ky kapital participues kualifikohet si kapital themelor dhe është ofruar nga Repubika e Austrisë. Ky vendim është arritur nga Bordi Mbikqyrës i RZB, i ciili e ka autorizuar Bordin Menaxhues ti drejtojë negociatat me Republikën e Austrisë.

Bazuar në një njoftim zyrtar të bankës, Aksionarët e RZB tashmë kanë nënshkruar një kapital participues prej 750 million euro në fund të vitit 2008, për ta përkrahur pozicionin e bankës në ndryshimet radikale që po ndodhin në tregun e sotëm financiar.

“Kapitali participues prej 1.75 miliard euro të ofruara nga Republika e Austrisë forcojnë kapitalin bazë në shumën totale prej 2.5 miliard euro”.

Sipas drejtorit general të RZB, Ëalter Rothensteiner, banka konkurron me bankat të cilat kanë ndihmë direkte nga shteti apo tashmë janë në pronësi të shtetit dhe gëzojnë përparsi të konsiderueshme në aspekt të rifinancimit.

“Lëshimi i kapitalit participues jo vetëm që forcon kapitalin bazë të RZB, po gjithashtu parandalon konkurencën e pafavorshme. Ky hap do të thotë që RZB do të jetë më i pregatitur ti kalojë sfidat që mund ti vijnë përpara”.

Në njoftimin zyrtar po ashtu thuhet se, RZB është një bankë solide dhe ajo ishte në gjendje që në 2008 të kompensoj efektet e krizës globale financiare me rezervat e saj vetanake.

"Që nga fundi i vitit 2008, RZB ka pasur kapital themelor prej 8 miliardë euro, dhe me koeficinetin e kapitalit themelorë prej më shumë se 7 për qind (mbi 8 për qind kalkuluar për rrezikshmërinë e kredive), ka një shkallë të sigurt të fondeve vetanake. Koeficienti i obliguar në Austri është 4 për qind".

Tutje në njoftim thuhet se, me ndryshimin e kushteve në treg, shkalla më e lartë e koeficinetit është kusht që kërkohet nga bankat e mëdhaja ndërkombëtare për veprimtari të rifinancimit dhe është e mundshme të mbulojë volumin ekzistues të kredive dhe të lëshojë kredi të reja nësë banka ka çasje të sigurtë në rifinancim

"Duke përfshirë 1.75 miliardë euro RZB do të ketë një koeficient të kapitalit themelorë prej 9 për qind ( apo më shumë se 10 për qind kalkuluar për rrezikshmërinë e kredive). Në të njejtën kohë, kapitali participues do të zgjerojë fondet vetanake të RZB, e cila do ti mundësojë bankës të zbusë ndikimin e mundshëm të recesionit ekonomik të tanishëm dhe të zhvillimeve të paqëndrueshme në tregjet e valutave". /Telegrafi/