Telegrafi

RZB, banka numër 1 në Evropën Qendrore dhe Lindore

Bazuar në një njoftim zyrtar të bankës, Raiffeisen e ka fituar këtë çmim për aktivitetet e tyre bankare në rajon për herën e tretë radhazi – çmimi i pestë brenda gjashtë viteve. Përveç çmimeve rajonale, edhe bankat e rrjetit në Bosnë dhe Hercegovinë, Bullgari, Republikën Çeke, Serbi dhe Sllovaki kanë marrë çmimet "Banka më e mirë" në tregjet ku veprojnë.

Raiffeisen International ka pranuar sërish vlerësimin si bankë udhëheqëse në rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore dhe kjo konfirmon performancën shumë të mirë të grupit në 2008, grup ky i cili arriti një profit të konsoliduar prej 982 milionë euro, sipas rezultateve preliminare të publikuara muajin e kaluar. Raiffeisen International ka arritur të shënojë një rritje të profitit prej 17% në krahasim me vitin e kaluar edhe përkundër dyfishimit të ndalesave për humbje në vlerë prej 780 milionë euro.

Në përzgjedhjen e fituesve për çmimet e tyre, redaktorët e Global Finance janë mbështetur në të dhënët nga analistët financiarë, drejtorët ekzekutivë të korporatave dhe këshilltarët bankarë.

Kriteret që janë marrë për bazë nga revista përfshijnë rritjen e aseteve, profitit, marrëdhënieve strategjike, shërbimeve për klientë, si dhe produkteve inovative. Global Finance do të botojë listën e "Bankave më të mira në tregjet në zhvillim” në edicionin e muajit maj 2009.

"Vendimi i Global Finance për t’ia ndarë çmimin Raiffeisen si “Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore” për herën e tretë radhazi thekson edhe njëherë se roli ynë drejtues në rajon vazhdon të jetë i suksesshëm edhe përkundër kushteve mjaft sfiduese makroekonomike”, ka deklaruar Walter Rothensteiner, Drejtor Ekzekutiv i RZB dhe kryetar i Bordit Mbikqyrës së Raiffeisen International. /Telegrafi/