Ryva Kajtazi para pesë muajve kishte paralajmëruar se është duke punuar në një projekt të ri muzikor.
Për shkaqe subjektive dhe përkushtimit ndaj fëmijës që solli në jetë gjatë vitit të kaluar, ajo tek tani i është ka nisur punën për xhirimin e videos së këngës.
Këngëtarja ka sjell disa fotografi të reja dhe duke u bazuar në to shihet se do të vjen tejet joshëse.
Në një pjesë të videos zeshkanen do ta shohim në një fustan në formë të rrjetës, ku ekspozon të brendshmet dhe ndërsa nuk ka të veshur reçipeta.
“Së shpejit”, ka shkruar shkurt në llogarinë personale në Instagram këngëtarja që i kishte munguar skenës pothuajse dy vjet.
Theksojmë se këngëtarja vite më parë ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me afaristin Fidan Rexhepin, me të cilin ka edhe një vajzë të pagëzuar Dorela.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë edhe kënga e fundit e bukuroshes sonë pasi që ka paralajmëruar edhe disa të tjera. /Telegrafi/