Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi, ditë më parë, pikërishtë për ditëlindjen e 40-të të saj, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së dytë.
Ajo realizoi një set të ri fotografik, në të cilin u shfaq me barkun e rrumbullakosur dhe njoftoi se po bëhet nënë sërish.
“Gëzimi i një nëne fillon kur një jetë e re i lulëzon nga brenda… kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurrë vetëm. Dhurata më e shtrenjtë për mua në ketë ditëlindje je ‘Ti’, pritja ime e ëmbël”, shkroi Ryva në përshkrimin e fotografive të shpërndara në Instagram.
Derisa kanë kaluar pak ditë nga ky njoftim i rëndësishëm në jetën e saj, ajo tani ka sjell një tjetër fotografi artistike nga shtrati.
“Unë do të ju ruaj përgjithmonë nga bota”, është përshkrimi krahas fotografisë së ndarë me ndjekësit së fundmi.
Ryva ndryshe është e martuar prej vitesh dhe ka një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin, Dorela.
E njëjta këtë kohë është e shkëputur paksa nga muzika, për t’iu përkushtuar më shumë jetës personale. /Telegrafi/