Site icon Telegrafi

Ryva Kajtazi feston ditëlindjen, ja si ka ndryshuar ndër vite (Foto/Video)

Ryva Kajtazi feston ditëlindjen e saj të 36.

Këngëtarja e njohur, e cila është nga qyteti i Podujevës u lind me 9 mars të vitit 1980, transmeton Telegrafi.

Ryva, fillimisht pjesë e ekranit u bë përmes roleve në disa projekte filmike televizive, për të vazhduar më vonë me muzikë si soliste e grupit tashmë të shuar, “Hana Band”.

“Barnatorja”, “Me pizhamat e tua”, “Më pëlqen”, “Nëpër shtratin tënd”, “Hipnotizon” etj, mbajnë titullin disa nga këngët e para të artistes, e cila sot radhitet në mesin e më të pëlqyerave në skenën muzikore shqiptare.

Ryva është e martuar me Fidan Rexhepin dhe veç angazhimeve muzikore ajo udhëheq edhe një biznes privat./Telegrafi/.












https://www.youtube.com/watch?v=GHav9255jIo

 

Exit mobile version