Ajo duket se ka bërë një pauzë nga muzika, por jo edhe nga rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për këngëtaren Ryva Kajtazi, e cila vetëm në Instagram numëron 158 mijë ndjekës dhe ndan shpesh imazhe e video.
Artistja shqiptare këtë herë ka publikuar një fotografi atraktive e veshur në një fustan argjendi.
Me dekolte të hapur dhe me prerje të fustanin në pjesën e përparme, krijuesja e hitit “Hajde zemër” duket në top formë.
Kjo ka bërë që postimi të marrë komplimente të shumta e po ashtu edhe pëlqime.
Sa i përket projekteve muzikore, “Kce moj çikë” mbetet e fundit të cilën e solli në bashkëpunim me Meti Malokun.
Theksojmë që Ryva viteve të fundit ka bërë një tërheqje nga muzika duke u fokusuar më shumë në jetë private. /Telegrafi/