Site icon Telegrafi

Ryanair planifikon tarifa të reja për të trashët

Më shumë se 40 % nga 100.000 të anketuar kanë qenë pro-idesë që personat me mbipeshë duhet të paguajnë tarifa shtesë gjatë udhëtimeve të tyre.

“The Independent” njofton se drejtuesit e kompanisë Ryanair së shpejti ndoshta do të kërkojnë nga pasagjerët ‘e rëndë’ që të paguajnë nga dy ulëse, me qëllim që pasagjerët tjerë të udhëtojnë në mënyrë komode.

Disa kompani amerikanë tashmë kanë vënë një politikë të re të udhëtimit, me ç’rast pasagjerët me mbipeshë janë të detyruar të marrin biletë për udhëtim zyrtar, ku ulëset janë më të gjera dhe më komode për ta, por kuptohet, kushtojnë më shtrenjtë.

Exit mobile version