Telegrafi

Ryan Reynolds i reagon në stilin e tij gazetarit që e provokoi për një film të harruar

Ryan Reynolds (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver)

Ryan Reynolds ishte mbret të rrjeteve sociale para pandemisë së coronavirusit, ndërsa ka vazhduar ta bëjë të njëjtën gjë edhe tani.

Kryeredaktori i Lifewire, Lance Ulanoff, e ka ngacmuar aktorin duke i thënë se e kishte zgjedhur rastësisht filmin “Paper Man” në një platformë online.

Në filmin e zhanrit dramë/komedi (2009), Reynolds luante rolin e Captain Excellent, një mik imagjinar i një autori (Jeff Daniels) që ngjan me Supermanin – ndërsa mori kritika të shumta negative pas premierës në Festivalin e Filmit në Los Angeles.

“Kam shumë pyetje për Ryan Reynolds”, ka shkruar Ulanoff duke e etiketuar profilin e aktorit në Twitter, shkruan HuffPost.

Ndërsa ylli i filmave “Deadpool” ia ka kthyer në stilin e tij: “Unë kam zero përgjigje”.

Më poshtë mund ta shikoni paraqitjen e shkurtër të filmit, në të cilin luajnë edhe Emma Stone dhe Lisa Kudrow. /Telegrafi/