Ryan Reynolds pranoi në një intervistë për New York Times se gjithmonë kishte probleme me ankthe dhe se tërë jetën po lufton me nervozizmin dhe frikën.
“Unë kam qenë gjithmonë i shqetësuar. Jam vazhdimisht i shqetësuar për diçka dhe kjo nuk është aspak e lehtë”, tha aktori i hollivudit.
Aktori i famshëm pranoi më parë se kishte një avari nervore pas përfundimit të filmit “Deadpool” në vitin 2015.
Ai gjithashtu tha se bashkëshortja e tij, Blake Lively e ndihmoi të përballonte stresin dhe e pranoi se ishte i vetëdijshëm për pritjet e mëdha që njerëzit kishin për filmin Deadpool 2, i cili do të shfaqet më 12 maj të këtij viti.
“Kur ka shpresa të mëdha, truri i percepton si rrezik”, tha 41-vjeçari.
Ai gjithashtu zbuloi se në luftën kundër ankthit u këshillua që të meditojë dhe të ketë mendime pozitive.
“Tifozët e mi shpesh zhgënjehen kur e njohin këtë version tepër të mërzitshëm të një djaloshi që dukej si heroi i tyre”, shpjegoi Renolds. /Telegrafi/