Telegrafi

Ryan Reynolds për skenat intime të gruas Blake Lively: Njerëzit nuk e kuptojnë se pas çdo filmi janë edhe 50 vetë tjerë të lodhur

Foto: Getty Images

Aktori Ryan Reynolds ka zbuluar se çfarë mendon për skenat intime të gruas së tij, Blake Lively.

Çifti ka pasur shpesh role ku duhej të ndanin skena intime me aktorë të tjerë, por artisti i njohur pohon se nuk e ka problem ta shikojë gruan e tij në situata të tilla.

“Nuk më shqetëson shumë. Nuk e mendoj në një mënyrë rrëqethëse. Ajo që njerëzit nuk e kuptojnë është se ka 50 ose 60 anëtarë të lodhur dhe të uritur në grup që qëndrojnë menjëherë pas tyre”, tha Reynolds.

Foto: Getty Images

Megjithatë, ai pranoi se e kishte të vështirë të xhironte skena intime për filmin “Deadpool”.

Nga ana tjetër, Blake Lively tha se shikimi i Reynolds në skena intime ishte një “formë mizore dhe e pazakontë torture” për të.

Foto: Getty Images

Ajo shpjegoi se një herë gjatë fluturimit me vajzën e saj James, e gjeti veten në një situatë të sikletshme, sepse të gjithë donin të shikonin filmin “Deadpool”, në të cilin rolin kryesor e kishte bashkëshorti i saj.

“Kam qenë në aeroplan me fëmijën tim. Është pak torturë, sepse jam në aeroplan dhe kudo që shikoj, çdo ekran tregon burrin tim në skena intime me një grua tjetër. Të gjithë duan të shohin “Deadpool” në avion. Të gjithë janë mizore dhe një formë e pazakontë torture”, u shpreh ylli i famshëm.

Foto: Getty Images

Kujtojmë se çifti është i martuar prej 12 vitesh dhe së bashku kanë katër fëmijë – vajzat James, Inez dhe Betty dhe Olina, një foshnjë gjinia e të cilës ende nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/