Edhe komediani i njohur, Ryan Reynolds nuk mund të bënte shaka me procedurën e testimit për COVID-19.
43-vjeçari është duke u bërë gati që të rikthehet në xhirimet e filmit “Red Notice”, teksa sikurse një pjesë e ekipit edhe atij i është dashur t’i nënshtrohet testit, shkruan Daily Mail.
Gruaja e tij, Blake Lively kishte shkrepur disa fotografi, ndërsa mjeku po bënte punën e tij, e për këtë veprim aktori ka dedikuar disa fjalë.
Babai i tre fëmijëve është parë i ulur në një karrige, teksa pranë tij shiheshin vetëm duar me doreza.
“Testi për COVID-19 është shumë i thjeshtë. Mjeku vetëm vendos shkopthin thellë në hundë, aq thellë sa prek kujtimet e fëmijërisë. Çfarëdo që ju i thoni, ai nuk do iu blejë ushqim”, ka shkruar ai në përshkrim.
Muajin e kaluar, aktori i njohur kishte bërë thirrje për të rinjtë në Kanada të ndalonin festat, pasi ‘mund të mbysnin nënat e tyre’. /Telegrafi/