Site icon Telegrafi

Ryan Reynolds me kritika të ashpra për Baldonin: Ai ngacmoi gruan time në xhirime

Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Aktori Ryan Reynolds ka vendosur të mbrojë publikisht gruan e tij, Blake Lively dhe në një dokument që ai depozitoi në një gjykatë të New Yorkut, tallte Justin Baldonin për ‘ndjenjat e tij të lënduara’.

Ai e quajti Baldonin ‘grabitqar’ dhe kërkoi përjashtimin e tij nga gjyqi.

Reynolds pretendon se Baldoni ngacmoi gruan e tij në xhirimet e “It Ends With Us”, gjë që përfundimisht çoi në padi të ndërsjella për shpifje midis dy palëve.

Në deklaratën prej 38 faqesh, Reynolds e përshkruan veten si “një bashkëshort mbështetës, i cili ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i shkatërrimit emocional, reputacionit dhe financiar që pësoi gruaja e tij”.

Reynolds theksoi se ka të drejtë të ketë një mendim të keq për Baldonin për shkak të asaj që pretendon se i ka bërë gruas së tij.

Dokumenti i depozituar në një gjykatë të New Yorkut thotë: “Reynolds është i garantuar nga Amendamenti i Parë që të ketë një përbuzje të thellë për Baldoni ose çdo burrë që ai beson se ka ngacmuar seksualisht gruan e tij”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ryan Reynolds

Kjo betejë ligjore është gjithashtu kthesa e fundit në konfliktin kompleks midis Baldonit, Reynolds dhe Lively.

Blake Lively e ngriti fillimisht padinë në dhjetor të vitit të kaluar, duke pretenduar se Baldoni nisi një “fushatë shpifjeje” kundër saj për shkak të tensioneve në xhirimet e “It Ends With Us” dhe se ai e ngacmoi seksualisht.

Baldoni u kundërpërgjigj me një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh për shpifje kundër Lively, Reynolds dhe The New York Times. /Telegrafi/

Exit mobile version