Ylli i “Deadpool & Wolverine”, Ryan Reynolds më në fund ka konfirmuar seksin e fëmijës së katërt që ndan me gruan e tij Blake Lively.
Zbulimi vjen plot 16 muaj pasi ata mirëpritën më të voglin e tyre në 2023.
Aktori 47-vjeçar e ndau lajmin gjatë një interviste emocionale me John Bell, djali i ndjerë i të cilit Jake Bell ishte një fans masiv i “Deadpool”.
Përpara bisedës, të cilën Ryan e postoi në rrjetet e tij sociale, ai kishte ndarë edhe emrin e fëmijës së tij më të vogël në premierën e “Deadpool & Wolverine” në New York, gjë që nxiti spekulimet e fansave për seksin e fëmijës, shkruan DailyMail.
Pasi zbuloi se fëmija i tij më i vogël quhej Olin, një emër i pazakontë nordik që u jepej tradicionalisht meshkujve, Ryan tregoi se ai ishte babai i një djali të ri në një bisedë me themeluesin e “Walking4Hope”, John Bell.
Pasi diskutoi për vdekjen e Jake, Reynolds zbuloi se e kupton edhe më shumë tani që ka një djalë.
“Dua të ndaj me ju se edhe unë kam një djalë, dhe nëse e dua atë aq sa ju doni Jake, ndihem sikur kam bërë një punë shumë të mirë”, tha Ryan.
Në premierën e “Deadpool & Wolverine” më 22 korrik, Ryan i dha një nderim të përzemërt gruas dhe fëmijëve të tij.
“Dua të filloj duke i falënderuar gruas sime Blake, e cila është këtu. Dua të falënderoj fëmijët e mi James, Inez, Betty, Olin, të cilët janë këtu, për Variety. /Telegrafi/