“Deadpool 2” është filmi që ka thyer shumë rekorde personale në krahasim me pjesën e parë.
Filmi për herë të parë veçohet edhe për mungesën e aktorëve të komunitetit LGBTI.
Negasonic Warhead dhe Yukio shfaqeshin në film si një çift lesbikesh, të cilat karakterizoheshin nga nota humori dhe batutash.
Aktori i famshëm, Ryan Reynolds në një prononcim për San Diego Comic Con 2018 tha se filmat me superheronj duhet të ketë më shumë personazhe homoseksualë.
“Unë mendoj se filmat me superheronj, qofshin këta të universit të Marvel apo DC Comics, duhet të pasqyrojnë botën siç është në të vërtetë”, tha fillimisht ai.
“Gjëja e mirë e Deadpool 2 është se bëri diçka që filmat e tjerë nuk kishin bërë më parë. Në fakt, është diçka që dua ta shoh më shpesh. Më shumë personazhe të komunitetit LGBT”, u shpreh Reynolds.
Ndryshe, Deadpool 2 kanë mundur ta shohin filmdasëshit kosovar në kinemanë Cineplexx. /Telegrafi/