Site icon Telegrafi

Ryan Reynolds bëhet me yll në bulevardin e famës së Hollywoodit (Foto)

Rayn Reynolds tashmë ka një yll në Bulevardin e Famës në Hollywood.

Aktori duket se është lumturuar tej mase për këtë çmim, pasi gjatë ceremonisë kishte marrë me vete të gjithë familjen e tij, nënën, vëllezërit, mbesat, nipërit dhe gjithashtu bashkëshorten Blake Lively dhe dy fëmijët e tyre.

“Është një moment shumë i veçantë që vjen vetëm një herë në jetë nëse je fatlum, kështu që nuk doja që të mungonte askush nga familja ime”, tha protagonisti i filmit “Deadpool”.

Ky vit që po lemë pas ka qenë mjaft I suksesshëm për aktorin, pasi filmi i tij me superheronj “Deadpool”, me një buxhet prej 58 milionë dollarësh, u shndërrua papritur në një hit, duke grumbulluar 780 milionë dollarë në të gjithë botën.

Ai u shpall jo vetëm aktori më i mirë në një komedi për rolin në film, por edhe si artisti i vitit në ceremoninë e “Critics’ Choice Movie Awards”.

Exit mobile version