Telegrafi

Ryan Phillippe e ka thyer këmbën në një aksident (Foto)

Ryan Phillippe ka publikuar fotografi të tij nga spitali, ku është shtrirë për shkak të dëmtimit të rëndë të këmbës.

Fansat e aktorit kanë shprehur shqetësimet e tyre për atë që i kishte ndodhur 42-vjeçarit, i cili pranë fotografisë së publikuar në Instagram shkruante: “Do të jem në rregull dhe e vlerësoj kujdesin tuaj”.

Në bazë të fotografive dukej se ka pësuar frakturë në këmbë, ndërsa ishte spekuluar se ai është lënduar gjatë xhirimeve.

Por, Phillippe ka dalë me një deklaratë për të sqaruar se çfarë i kishte ndodhur.

“Nuk jam lënduar duke bërë ndonjë skenë apo diku afër vendxhirimit. Isha viktimë e një aksidenti të tmerrshëm gjatë një daljeje me familjen të dielën”, ka thënë ai. /Telegrafi/