Telegrafi

“Ryan nuk mund të rezistojë, është i varur nga seksi”, Rhodri Giggs thotë se i vjen keq për vëllain e tij

Vëllai i Ryan Giggs, Rhodri e ka cilësuar atë si një person të varur nga seksi, i cili nuk mund t’u rezistojë femrave gjatë mbrëmjeve.

Rhodri, 43 vjeç, ish-gruaja e të cilit Natasha kishte një lidhje të fshehtë tetë-vjeçare me ish-futbollistin e Manchester United, tha në një intervistë: “Të gjithë kanë një dobësi.

“Dëbësia e Ryan është se kur ai shkon jashtë, ai duhet të flejë me femra”, shkruan The Sun.

Por, i pyetur nëse e përçmonte vëllain e tij, Rhodri i tha prezantuesit Michael Anthony: “Jo, nuk e bëj. Më vjen keq për të”.

“Ai ka pasur karrierën më të mahnitshme, por thjesht është njollosur dhe kjo nuk varet nga unë. Unë isha besnik”, tha ai.

Rhodri po fliste një muaj para se Giggs, 46 vjeç, të arrestohej për një grindje me të dashurën Kate Greville.

The Sun raportoi se si të dielën policia vizitoi shtëpinë e tij në vlerë 1.7 milion funte në Worsley, Manchester.

Ata poseduan mesazhet flirtuese dhe Kate tregonte frikën e saj se mos ylli e kishte tradhtuar atë me dy femra.

Giggs kaloi natën në një stacion policie para se të intervistohej dhe lirohej në pritje të hetimeve.

Ai mohon çdo keqbërje por po hetohet për dëmtim të vërtetë trupor mbi Kate-in dhe sulm të zakonshëm ndaj një gruaje të dytë, që besohet të jetë një e afërme e saj.

Skandali i vëllezërve Giggs u shfaq në vitin2011. Ndërsa ish-ylli i Uellsit, Ryan ishte në shtratin e gruas së Rhodrit, ai gjithashtu po kalonte me yllin e Big Brother, Imogen Thomas.

Skandalet ia prishën imazhin e tij të pastër dhe i shkaktuan divorcin nga gruaja Stacey.

Babai i tre fëmijëce, Rhodri, i cili luajti për Salford City dhe Torquay United, kaloi vite duke u përpjekur të kuptonte sjelljen e vëllait të tij, por vendosi të “bënte humor” për situatën.

Ai është shfaqur në reklamat e pacipa të ‘Paddy Power’ për besnikërinë dhe thotë se ai ka një “gërmim dinak në një mënyrë gazmore” kur flet me Natasha-n, tani 38 vjeçare.

Ai e quajti vendimin e saj për të shkuar në Big Brother në 2012 si “një siklet” por shtoi: “Unë flas me të në baza javore. Ne duhet të bëjmë prindërimin bashkë”.

Rhodri gjithashtu zbuloi se ai nuk mund ta shikonte më Ryanin në asnjë pamje televizive pas vitit 2010.

Giggs u nda nga gruaja Stacey në vitin 2016. Ai dhe Kate u takuan ndërsa ajo ishte duke punuar në PR për sipërmarrjen e tij të biznesit, ‘Hotel Football’.

Çifti doli publikisht kur u fotografuan duke pushuar në Itali në gusht të vitit 2018 – tetë muaj pas divorcit të tij me Stacey-n.

Pas grindjes, Kate po qëndron me të afërmit dhe ka lëvizur gjërat e saj nga rezidenca e Giggs.

Shoqata e Futbollit e Uellsit njoftoi të martën se Giggs do të tërhiqet si menaxher i ekipit kombëtar për tri ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/