Telegrafi

Ryan Mason po lufton për jetën pas lëndimit në takimin ndaj Chelseat (Video)

Ryan Mason po lufton për jetë, pasi pësoi në lëndim në kokë në ndeshjem mes Hull Cityt dhe Chelseat në Ligën Premier.

25-vjeçari ka pësuar frakturë në kafkë dhe gjakderdhje në tru.

E gjitha kjo pas përplasjes kokë me kokë me Gary Cahill në Stamford Bridge, raporton Mirror.

Mbrojtësi i Bluve vazhdoi lojën, por jo dhe Mason i cili u dërgua menjëherë në spitalin St Mary, ku është vendosur të futet në operacion urgjent. /Telegrafi/