Site icon Telegrafi

Ryan Gosling bëhet pjesë e filmit “Barbie”

Ryan Gosling

Ryan Gosling është gati të luajë si Ken në filmin e ri të “Barbie” që do të ketë premierën në verën e vitit të ardhshëm.

Postimet e reja në rrjetet sociale ilustruan imazhet e para të Gosling në personazhin e Ken.

Aktori kanadez është një nga aktorët e preferuar të Hollyëoodit. Ai një herë kishte deklaruar se nuk është aktor edhe aq i mirë, kështu që njerëzit ia përshtatën rolet.

“Të gjithë personazhet e mi janë unë, vetja ime. Unë nuk jam një aktor mjaft i mirë për t’u bërë personazh”, tha Gosling.

41-vjeçari duke pozuar si personazhi i Ken është fotografia e dytë e publikuar për të promovuar filmin.

Lexo po ashtu Dua Lipa pjesë e filmit “Barbie” përkrah Margot Robbie

Në anën tjetër, aktorja Margot Robbie do të jetë në rolin kryesor për kukullën ikonike.

Warnes Bros javë më parë njoftoi më shumë për kastin dhe datën e publikimit të filmit të ri.

“Barbie” do të shfaqet në kinema më 21 korrik të vitit 2023. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ptC5WW8U1M0&ab_channel=RED%2FGeekChannel

Exit mobile version