Ryan Giggs e ka sulmuar të dashurën e tij Kate Greville derisa ajo ishte duke paketuar valixhet e saj për t’u larguar nga villa në Cheshire, derisa ajo e ka akuzuar trajnerin e Uellsit për tradhti.
Një shok i Kate ka zbuluar se legjenda e Manchester United është kapur nga e dashura duke e tradhtuar me një femër tjetër, e që më pas kanë pasur pasojat për të.
Derisa po tentonte të largohej nga villa, Giggs i ka shkaktuar të dashurës së tij lëndime trupore, duke mos e lejuar atë të largohej nga shtëpia.
Shoku i saj ka thënë: “Kate ishte mjaftuar nga lidhja e tyre dhe dëshironte të largohej, Ajo nuk ishte e sigurt në fillim, pasi dyshonte se Ryan po e tradhtonte atë me një grua tjetër”.
“Kur kishte arritur t’i gjente mesazhet që kishin shkëmbyer, ajo kishte paketuar valixhet dhe i ka dhënë fund lidhjes me të, mirëpo Ryan ka ushtuar dhunë”, ka thënë shoku i saj i afërt.
Giggs që mohon akuzat se e ka rrahur Katen, është arrestuar nga policia dhe është duke u mbajtur në paraburgim nga dita e hënë.
Kështu, legjenda e Djajve të Kuq, që është në krye të kombëtares së Uellsit, nuk do të jetë në krye të skuadrës për tri ndeshjes si, në miqësoren me SHBA-të, në Ligën e Kombeve me Republikën e Irlandës dhe Finlandës. /Telegrafi/