Futbollisti i famshëm Ryan Giggs ka qenë temë e mediave të shumta për vite të tëra.
E gjithë kjo për shkak të të gjitha skandaleve që kaloi rreth jetës sentimentale.
Pas zbulimit të aferës me pjesëmarrësen e “Big Brother”, Imogen Thomas, u shfaq një histori e re skandaloze.
Në fakt, për tetë vjet rresht ish-legjenda e Manchester Unitedit e kishte tradhtuar bashkëshorten Stacey me gruan e vëllait Rhodry, Natashan.
Madje, kjo e fundit zbuloi se në vitin 2011 kishte abortuar një fëmijë që e priste me Ryanin, një javë para dasmës me vëllanë e sportistit.
Gjatë marrëdhënies së tij me Natashan, Ryan u martua me gruan e tij, e cila u shkurorëzua së fundi pas shumë vitesh gjyqësore.
Por, futbollisti tani është në shënjestër të një skandali të ri. Me sa duket, uellsiani është lidhur me aktoren dhe modelen, Gemma Atkinson.
Ata janë parë gjithnjë e më shumë teksa argëtohen në shoqëri të njëri-tjetrit ndërsa kohët e fundit publikuar një fotografi të përbashkët gjatë darkë me disa miq të ngushtë.
“Me cilindo mashkull që shoqërohem, do të fillojnë shkrimet se ai është i dashuri im i ri”, tha Atkinson për mediat britanike në lidhje me këto shkrime.
Mbetet të shihet se sa ka të vërteta rreth kësaj romance, pasi që Giggs edhe në të kaluarën ka ditur të ndërrojë shumë shpesh partneret. /Telegrafi/